ENGLISH | SHQIP | SRPSKI
 

Një përshkrim i shkurtë

“Votuesit e së Ardhmes” së Kosovës në vitin 2009 ka për qëllim ti festojë zgjedhjet e para të Kosovës si shteti më i ri në botë! Votuesit e së Ardhmes gjithashtu synon të ndryshojë modelin e pjesëmarrjes së votuesve e cila është në rënie të dukshme në zgjedhjet ë fundit në Kosovë.

“Votuesit e së Ardhmes” i përfshinë gjeneratat e ardhshme të qytetarëve si “votues”, ku në të njëjtën kohë bënë rritjen e numrit të votuesve. 

Programi punon në këtë mënyrë në Prishtinë dhe në Gjilan: 41,000 nxënës të klasave 6-13 në 24 shkolla të Gjilanit dhe 29 shkolla të Prishtinës marrin udhëzime të cilat simulojnë mbledhjen e informatave dhe simulon debate në çështje me zgjedhjet, vazhdimisht duke e ngritur vlerën e pjesëmarrjes së qytetarëve. Plan-programi mësimor i “Votuesit e së Ardhmes” përfshinë detyrat e shtëpisë për të siguruar diskutime në mes të prindërve dhe nxënësve për çështjet thelbësore të zgjedhjeve të ardhshme. Në ditën e Zgjedhjeve të Nëntorit 2009, në Gjilan dhe një pjesë të Prishtinës, të gjitha familjet do të votojë së bashku në qendrat më të afërta votuese. Përveç zgjedhjeve zyrtare të Kosovës, nxënësit do të hedhin vota jozyrtare që përfshijnë të njëjtët kandidatë me zgjedhjet zyrtare.

Megjithatë, ekziston një paralajmërim i rëndësishëm për nxënësit. Për të marrë pjesë në ditën e zgjedhjeve, ata duhet të jenë të shoqëruar me një person të rritur në qendrën e tyre votuese. Në SHBA, përmes programit “Kids Voting”, kjo strategji ka ndikuar në rritjen e numrit të votuesve. Ky program është i modeluar nga praktika të shumë gjeneratave votuese në Kosta Rikë, një komb me numër të madh dhe të pandryshueshëm të votuesve.

“Votuesit e së Ardhmes” është program për të gjithë popullin. Suksesi i projektit vjen për arsye të angazhimit nëpër klasa shkollore dhe diskutime familjare për përgatitje të një përvoje votuese për të gjitha gjeneratat. “Votuesit e së Ardhmes” do të bëhet në shkolla, familje, bashkësi dhe në të gjithë kombin. Në jemi shumë të kënaqur me pranimin e projektit deri më tani, dukë përfshirë këtu miratimin nga Ministria për Arsim, Shkencë dhe Teknologji dhe nga Komisioni Qendror Zgjedhor

Shpresojmë që në të ardhmen të përfshihen të gjithë qytetarët në këtë projekt, dukë ju përfshirë edhe juve!

 

 

 

 

 

Rruga Rexhep Mala, Nr.5A,

Prishtinë, Kosovë,

Tel: + 381 38 22 77 78 

Email: info@kipred.net

 

 

 

  © 2009 Copyright Future Voters. All rights reserved. Site by: Albedo  
sarki dinle mp3dinle